

Janë të shumtë njerëzit të cilët edhe pse mund të mos jenë të shëndoshë e kanë fytyrën e fryrë, duke krijuar idenë e enjties.
Alkooli i tepërt dhe mungesa e ushtrimeve fizike janë ndër arsyet kryesore që bëjnë që njerëzit të kenë një fytyrë më të mbushur se normalja.
Alkooli stimulon trupin të prodhojë kortizol, një hormon që provokon shtimin e yndyrës sidomos në fytyrë dhe faqe, gjë që shkakton fryrjen e tepërt.
Ndër të tjera alkooli, njihet edhe për stimulimin e gjëndrave të pështymës të cilat bëhen më të mëdha dhe krijojnë idenë e fryrjes.
Ndalimi i pirjes së alkoolit do të sillte përmirësime të dukshme, shoqëruar edhe me ushtrime fizike. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





