Transmetuar më 16-09-2013, 15:42

Prishtinë, 16 shtator 2013, NOA.al- Kallëzim penal për 78 persona që kanë qenë vëzhgues të subjekteve politike në zgjedhjet e kaluara.

Ndërkaq ditë më parë, policia e Prizrenit i ka arrestuar dhe i ka dërguar në burgun e Dubravës gjashtë persona të cilët gjykata i ka gjetur fajtor dhe i ka dënuar me nga gjashtë muaj burg për veprën penale “Mashtrim në votim”.

“Të gjithë të dyshuarit në kohën e konsumimit të veprës penale kanë qenë në cilësi të vëzhguesve të partive politike apo vëzhgues të pavarur. Personat e dyshuar në këto raste janë nga Komunat e Rahavecit dhe Malishevës”, ka deklaruar Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë në Prizren.

Ndërkaq, disa subjekte politike dhe disa organizata joqeveritare janë përfshirë në fushatën e mbrojtjes së votës. Në zgjedhjet e kaluara sipas organizatës ENEMO, dyshohet se votat janë manipuluar deri në 30 për qind./t.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit