Transmetuar më 16-09-2013, 14:12

Pejë, 16 shtator 2013, NOA.al- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Siqevë të Klinës, ku një makinë bujqësore tip traktor e drejtuar nga 34 vjeçari me iniciale F.D është aksidentuar.

Policia e Kosovës bënë me dije se ndërsa drejtuesi i mjetit ishte duke punuar tokën bujqësore, befas traktori është përmbysur, duke i shkaktuar dëmtime të shumta 34 vjeçarit.

I plagosuri u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Klinës, dhe më pas në atë të Pejës, por pavarësisht çdo ndihme të dhënë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit