Transmetuar më 16-09-2013, 12:53

Tiranë, 16 shtator 2013, NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të bëjë zëvendësimin e mandatit të deputetit të Partisë Demokratike në Lezhë, Vasil Bicaj. Deputeti më i ri i Kuvendit nisi punën javën e kaluar do të jetë Mhill Pjetër Fufi. Zëvendësimi  u bë pas refuzimit të Vasil Bicajt për të marrë mandatin e deputetit.

Bicaj u shpallë fitues në zgjedhjet e 23 qershorit në Qarkun e Lezhës, por nuk pranoi të bëjë betimin në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas Kodit Zgjedhor, në situatën kur një kandidat i zgjedhur nuk bënë betimin, KQZ duhet të marrë mendim për vakancën e krijuar në parlament.

“Z. Vasil Bicaj, kandidat i PD-së i zgjedhur në qarkun e Lezhës, ka depozituar një deklaratë pranë komisionit parlamentar të Verifikimit të Mandateve, ku refuzon mandatin e deputetit”,- tha kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi.

Sipas nenit 71 të Kushtetutës dhe nenit 164 të Kodit Zgjedhor, kur një deputet nuk bën betimin dhe në këtë rast mandati i tij është i pavlefshëm, mandati në këto raste i kalon kandidatit të radhës në listë. Partia Demokratike përfaqësohet në qarkun e Lezhë me deputetët Aldo Bumçi, Gjovalin Kadelin dhe Albina Dedaj. Sot kësaj liste ju shtua dhe Mhill Fufi, i cili pritet të bëjë betimin në mbledhjen e radhës së Kuvendit.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit