

Një Napoli si ai i Maradonës, në gjendje për të pretenduar seriozisht titullin kampion pas tre vite përpjekjesh, pasojë dhe e një starti që njeh vetëm fitore.
Në tre javë skuadra e Benitez ka regjistruar tre fitore, një rezultat që nuk përsëritej prej 23 vjetësh, pikërisht në sezonin e titullit të fundit.
Golat e Higuain dhe Hamsik kanë bërë që ekipi Benitezit të thurë objektiva të mëdha këtë vit. këtë e besojnë të gjithë në “San Paolo” duken filluar nga sllovaku, Marek Hamshik:
“Këtë vit janë gjashtë skuadra në garë për titull që besoj kanë shanse të mira për të fituar. Interi ka bërë një goditje të madhe duke afruar Mazarrin, Fiorentina ka lëvizur mirë në merkato ashtu si dhe Roma ndërsa Milani është gjithmonë aty.
Juventus është kampionia në fuqi, por unë besoj se ne këtë vit jemi favoritë bashkë me bardhezinjtë, sepse jemi të ndërgjegjshëm për forcën tonë.
Unë besoj se ky mund të jetë viti i duhur për të fituar. Ky Napoli është për titull”.
Hamshik foli gjithashtu dhe për objektivin e tij personal.
“Do të doja të realizoja 20 gola në këtë kampionat, ndoshta sepse sa më shumë të shënoj aq më shumë shanse do të ketë dhe Napoli për të ngritur trofeun.
Gjithsesi dua të theksoj se sistemi lojës së Benitezit më pëlqen dhe ndihem shumë mirë me të”.
Ndërkohë që Hamshik në fund lëshoi dhe një batutë mbi fitimin e mundshëm të Topit të Artë në të ardhmen, duke u shprehur se nuk do t’i vinte aspak keq ta merrte një ditë atë trofe.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





