

Tiranë, 16 shtator 2013, NOA – Sipas MeteoAlb: Në orët e para të ditës së sotme, territori shqiptar do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zonat veriore dhe qendrore ndërsa në zonat jugore do të ketë fuqizim të vranësirave duke gjeneruar në këto zona shira te dendur.
Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga vranësira dhe shira të izoluar nëe pjesën më të madhe të vendit, por serish jugu dhe juglindja do të mbeten edhe zonat më të rrezikuara nga shirat. Gjatë natës parashikohet largim i vranësirave dhe shirave nga i gjithë territori.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm gjatë mëngjesit, ndërsa serish vlerat e mesditës nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjta vlera konstante. Era do të fryjë mesatare në tokë por deri e fortë në det, me shpejtësi prej 57 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë dallgëzim 5 ballë do të gjenerohet në det.
Europa
Një tjetër sistem frontal i shoqëruar me stuhi të forta ere dhe rrebeshe shirash do të vijë nga oqeani Atlantik drejt brigjeve veriperëndimore të kontinentit. Në këto kushte, Ishujt Britanikë dhe brigjet perëndimore të Norvegjisë paraqiten në kushtet e motit ekstrem. Po ashtu, persistenca e qendrës cikonare mbi detin Mesdhe do të bëjë që vranësira të dendura dhe shira të konsiderueshëm të dominojnë kushtet meteorologjike në pellgun e Mesdheut dhe vendet rreth tij. Europa Verilindore dhe Lindore do të vijojnë me kthjellime dhe kalime vranësirash të lehta gjatë gjithë ditës. Po ashtu, nën dominimin e motit të ktjellët paraqitet edhe gadishulli Iberik.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





