Transmetuar më 16-09-2013, 08:39

Paris, 16 shtator 2013, NOA – Presidenti francez, Francois Hollande dhe ministri i jashtëm i këtij shteti do të takohen sot me kryediplomatët e Britanisë dhe SHBA-ve për të diskutuar tekstin e një draft rezolute të OKB-së për Sirinë.

Para bisedimeve në Paris, Hollande ka thënë se rezoluta e cila do të definonte mënyrën se si Damasku do e siguronte dhe më pas shkatërronte stoqet e armatimit të saj kimik do të mund të votohej në fund të kësaj jave.

Ai gjithashtu ka thënë se opsioni i ndërhyrjes në Siri duhet të mbetët si mundësi në rast se Damasku nuk i përmbahet marrëveshjes së arritur të shtunën për këtë punë në mes të SHBA-ve dhe Rusisë. Marrëveshja kërkon nga Damasku që të shkatërrojë armatimin kimik deri në mesin e vitit 2014. Po sot Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, do t’i raportojë Këshillit të Sigurimit për përmbajtjen e raportit për përdorimin e armëve kimike gjatë konfliktit në Siri.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit