

Në botë janë shumë të rrallë hotelet me shtatë yje, si për shembull një i tillë në Dubai. Por me po aq luks të shfrenuar është edhe një supertren i cili ka nisur udhëtimet testuese në Japoni.
Udhëtimet e rregullta nisin në fillim të muajit tetor. Kompania njoftoi se të gjitha vendet tashmë janë rezervuar deri në qershor të vitit 2014 dhe kush dëshiron të udhëtojë me këtë tren, duhet të presë korrikun e ardhshëm, dhe atëherë, vetëm nëse rezervon që tani.
Bëhet fjalë për trenin superluksoz “Nanatsuboshi” i cli kryen itinerare për pasagjerët në jug të Japonisë.
Treni japonez është klasifikuar me shtatë yje. Ai ka një sallë pritjeje me piano dhe bar-bufe, një restorant dhe 14 suita private për udhëtarët. Dhomat e gjumit janë të pajisura me banjo private.
Për dy persona një udhëtim katërditor për në ishullin e Kyushu në Japoni kushton deri 1.13 milionë Yen (afro 9000 dollarë).
Shikoni dhe videon
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





