Transmetuar më 15-09-2013, 17:54

Prishtinë, 15 shtator, NOA – Brezi i ri që po rritet si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, është në të vërtetë një ”urë e bashkëpunimit” mes këtyre dy vendeve dhe të rinjtë nuk duhet të bëhen peng e së kaluarës së dhimbshme mes këtyre dy vendeve.

Një mesazh të tillë, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dhënë gjatë një interviste për Radio-Televizionin e Vojvodinës, duke shtuar se në këtë kuadër, është me rëndësi që serbët të dalin në numër sa më të madh në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas saj, vetëm në këtë mënyrë, ata do të jenë kontribuues në ndërtimin e një shoqërie demokratike në Kosovë.

”Fjala është për kthim të besimit dhe një lloj të pajtimit politik”, theksoi Jahjaga gjatë kësaj interviste.

Teksa nuk ka lënë pa përmendur edhe thirrjen ndaj atyre qytetarëve të cilët janë larguar nga Kosova që të kthehen.

Sepse sipas saj, sepse Kosova është ”shtet civil, që nuk bazohet në dallimet kombëtare dhe fetare”. e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit