Transmetuar më 15-09-2013, 16:58

Shkup, 15 shtator 2013, NOA.al – Maqedonia, gjatë dy dekadave, sistematikisht i ka provokuar dhe edhe sot e kësaj dite vazhdon t’i provokojë, madje edhe t’i ofendojë shqiptarët.

I këtij qëndrimi është shprehur kreu i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), Gafurr Adili, në një deklaratë të tij për median.

Duke shtuar se në fakt, shqiptarët, qofshin ata të Maqedonisë, të Shqipërisë apo dhe të Kosovës, janë të vetmit që “Maqedonisë” nuk ia kanë kontestuar as emrin (si Greqia), as gjuhën e identitetin kombëtar (si Bullgaria) dhe as kishën autoqefale (si Serbia). /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit