Transmetuar më 15-09-2013, 16:02

Tiranë, 15 shtator 2013, NOA.al – “Mirë kundërshtarët, po një popull i tërë, si nuk i ka parë ato rezultate dhe arritje që opozita rreshtoi dy ditë me radhë? Dhe si ka mundësi që recituesit opozitarë, të kenë qeverisur deri dje, jo pak, por plot tetë vjet, me këtë nivel të të kuptuarit të gjërave?”.

Këto ishin dy pyetje, me të cilat kryeministri i mandatuar, Edi Rama, e nisi fjalimin e tij para deputetëve në Parlament, në përmbyllje të diskutimeve mbi programin qeverisës të mazhorancës që ai drejton për vitet 2013-2017. Duke shtuar se “e gjithë opozita, mbajti të njëjtin fjalim dhe recitoi të njëjtën gjë”.

“Kryefjala juaj ishte që ky nuk qenka një program, – vijoi Rama me programin në dorë, – por problemi juaj është se nuk besoni atë që lexoni. Ky është një libër, histori e gjithë programeve, që mund t’i gjeni edhe në parlamentet e tjera evropiane”.

Për të vijuar më tej me objektivat konkrete që ka ndër mend të realizojë qeveria e tij e re. “Qeveria e re, nuk është socializmi i vjetër. Ndaj ju bëjmë thirrje për bashkëpunim mbi reformat. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me opozitën”, shtoi gjithashtu në fjalën e tij, kryeministri i mandatuar, Edi Rama. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit