Transmetuar më 15-09-2013, 14:56

Tiranë, 15 shtator 2013, NOA.al – Po hapet një kapitull i ri në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Kështu u shpreh gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, deputeti socialist, Eduard Shalsi, për të theksuar më tej se programi i qeverisjes së re, është ambicioz për hir të së vërtetës.

Duke cituar konkretisht disa pika të tij, ai tha se administrata publike për shembull, trajtohet në një mënyrë të tillë, që të përfitojë m ë shumë dinjitet.

“Shqipëria ka nevojë urgjente për një ndërhyrje në njësitë vendore dhe për t’i bërë ato shumë më efikase dhe efiçente”, tha gjithashtu ai.

Duke prekur edhe çështjen e medias, ai theksoi se Televizioni Publik, duhet të shndërrohet në një mbrojtës të interesave të publikut.

Kurse lidhur me çështjen e energjisë, ai tha se ky program parashikon një qëndrueshmëri të këtij sektori gjatë viteve në vijim.

Dhe në fund, në lidhje me pjesën e programit që ka lidhje me demokracinë parlamentare, Shalsi do të shtonte se ai parashikon një “qeveri llogaridhënëse”. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit