

Tiranë, 15 shtator 2013, NOA-Qeveria e mazhorancës së majtë pritet të marrë detyrën pasditen e sotme. Megjithëse në Kuvend vazhdojnë ende fjalimet e deputetëve, drejtuesit e grupeve parlamentare kanë llogaritur që të gjithë fjalimet të përfundojnë rreth orës 16:00. Rreth orës 17:00, 21 anëtarët e kabinetit qeveritar do të bëjnë betimin në Presidencë, duke marrë në këtë mënyrë zyrtarisht detyrën. Më pas kabineti i qeverisë do të shkoj në ambientet e Kryeministrisë për të bërë dhe mbledhjen e parë zyrtare. Rreth orës 18:00 pritet edhe një deklaratë përshëndetëse e kryeministrit Edi Rama.
Nga Partia Socialiste mësohet se ministrat e rinj dhe kryeministri Edi Rama do të udhëtojnë në këmbë nga Presidenca për në godinën e kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Prej dy ditësh në Kuvend po diskutohet programi i qeverisë. Seanca e ditës së parë nisi të shtunën në orën 10:00 dhe përfundoi të dielën në orën 01:00. Pas 8 orë pushimi, deputetët janë mbledhur sot sërish në seancë në orën 09:30. Në total, janë rreth 100 fjalime që janë mbajtur nga deputetët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
QEVERIA E RE
1. Edi Rama, Kryeministër
2. Niko Peleshi, zëvendëskryeministër
3. Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme
4. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes
5. Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme
6. Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Evropian
7. Shkëlqim Cani, ministër i Financave
8. Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
9. Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
11. Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sportit
12. Nasip Naço, ministër i Drejtësisë
13. Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Kulturës
14. Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë
16. Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
17. Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë
18. Lefter Koka, ministër i Mjedisit
19. Milena Harito, ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20. Bledi Çuçi, ministër Shteti për Çështjet Vendore
21. Ilirjan Celibashi, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





