Transmetuar më 15-09-2013, 11:43

Nuk ka periudhë më të mirë të vitit se vera për të përjetuar dhe shijuar gjithçka që lidhet me fantazitë tuaja për të kaluarit mirë të një dite e nate.

Jemi në mesin e shtatorit, por kohë ka akoma, edhe ca javë. Të paktën edhe parashikimi i motit nuk të zhgënjen.

Ose zgjidhni dhjetorin në Dubai, apo sezonin e ardhshëm që në maj.

Por këto 21 gjëra që lexoni më poshtë, ia vlen t’i bëni. Ka vetëm një këshillë: Duhet t’i shijoni larg stresit, larg vëmendjes për gjëra të tjera dhe me një përqendrim të lartë vetëm tek Plazhi! /a.a/noa.al/

Bëni masazh së bashku Notoni lakuriq Bëni një banjo vaske me shampo spa Dilni në takim nën yje Puthuni në lisharësen e lunapark Bëni një udhëtim pa e vrarë shumë mendjen se ku Bëni seks në një vend të pazakontë për ju Kaloni një ditë të tërë në krevat pa dalë e pastaj, o burra për jetë nate… Nis bashkë me të mësimin e një gjuhe të huaj Bëni një “luftë” fluskash në ujë Shtrihuni mbi makinë dhe shijoni perëndimin e diellit Provoni diçka krejt të re në dhomën e gjumit. Përdorni pak fantazi pa u marrë shumë me normat etike… Kërceni deri në mëngjes Guxoni të bëni diçka ndryshe, një aventurë, që në qytet ku jeton s’do ta provoje… Puthuni nën ujë Nxihuni së bashku në diell Nisni së bashku mësime kërcimi, atë që nuk e dini ose ato që nuk i di një nga ju Luftoni në rërë Qëndroni në prehrin e njëri-tjetrit ose të përqafuar në plazh, buzë detit pranë një zjarri të ndezur pas muzgu Gjuani kur hidhen fishekzjarrë dhe puthuni ndërsa ato derdhen poshtë Qëndroni zgjuar që të shihni agimin e mrekullueshëm në plazh

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit