
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, 15 shtator 2013, NOA-Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në Rrugën e Elbasanit. I plagosur ka mbetur Fation Dautaj, pronari i një lokali në këtë zonë.
Dautaj është plagosur me pistoletë në këmbë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një debati që ka pasur Dautaj me disa persona të tjerë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Në pyetje janë marrë disa qytetarë që kanë parë konfliktin mes pronarit të lokalit dhe disa personave të tjerë. Dautaj është dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmë mjekësore.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
