

Tiranë, 15 shtator 2013, NOA-Kuvendi ka rinisur sot diskutimet për programin qeverisës, pas seancës maratonë të zhvilluar dje. Seanca ka nisur në orën 09:30, ndërsa në orë 09:00 me kërkesë të kreut të Kuvendit, Ilir Meta, është zhvilluar një mbledhje e Konferencës së Kryetarëve.
Pas fjalimeve të deputetëve, pritet që sot të votohet kabineti i qeverisë “Rama”.
Seanca e ditës së djeshme nisi paraditen në orën 10:00 dhe mbaroi të dielën në orën 01:00. Po dje ministrat iu përgjigjën 26 pyetjeve të depozituara vetëm nga deputetët e majtë dhe u votua edhe për zgjedhjen e deputetit të PD, Edmond Spahos si zëvendëskryetar i Kuvendit.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





