



Ish-kryeprokurorja sharmante, Ina Rama, na shfaqet me pamje shik në këtë foto, për herë të parë pas përfundimit të mandatit të saj. Pas deklaratës publike që ajo bëri para zgjedhjeve të 23 qershorit, se me lënien e këtij posti nuk kishte asnjë interes për t’u përfshirë në politikë, mësojmë se Ina tashmë ka hapur një zyrë avokatie në Tiranë, ku pritet të ketë shumë punë pas famës që mori në pozicionin e vështirë të kryeprokurores.
Më parë ishim mësuar ta shihnim shpesh në ekran, por tashmë që znj. Rama bën një jetë të tërhequr dhe pa shfaqje publike, kemi pritur rastin për ta fotografuar ndërsa ajo ishte e pranishme këto ditë në inaugurimin e një boutique në një qendër tregtare në Tiranë, shkruan gazeta Panorama.
Në mbrëmjen e inaugurimit, ku ishin të pranishëm shumë personazhe të njohur të televizionit, artit dhe kulturës, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, Ina u shfaq mjaft elegante, dhe me një stil të veçantë veshjeje.
Gjatë gjithë periudhës që punoi si kryeprokurore, Ina u komentua në faqet e gazetave për linjat elegante dhe shijen e veçantë për t’u shfaqur gjithmonë zonja “high class”. Ina është nëna e dy vajzave të vogla, ndërkohë që me punën e saj si kryeprokurore, u zhvendos në Tiranë, pasi më parë jetonte në Durrës.
Kryeprokurorja e hekurt Ina Rama zhvishet, shikoni fotot siç nuk e keni parë kurrë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





