

Një ofertë e cila është e vështirë të refuzohet. Pronari i ekipit të Chelsea, Roman Abramovic është gati të paguajë 2 milionë dollarë për një shfaqje private të Lady Gagës.
Këngëtarja amerikane është ftuar të këndojë për 90 minuta përballë një plateje me personazhe të famshëm, gjatë festës së fundvitit të manjatit rus.
Sipas “The Sun”, Lady Gaga e ka firmosur tashmë marrëveshjen me Abramoviç. Sipërmarrësi rus i cili ka një pasuri rreth 15 miliardë dollarë, ka ftuar krahas saj edhe personazhe të tjerë të famshëm.
Vendimi për të zgjedhur Lady Gaga, duket se është një dhuratë për partneren e re të pasanikut rus, Dasha Zhukova, e cila është një fanse e madhe e saj. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





