

Nëse të shtënat me pistoletë bëjnë pjesë në stërvitjen e ushtrisë, edhe tatuazhi mund të shkojë krah saj.
Theresa Vail, Miss Kansas,është mbretëresha e bukurisë e pazakontë, e cila synon të ndryshojë imazhin e Miss Amerikës, pasi vjen nga radhët e ushtrisë dhe është e para Miss me një tatuazh kaq të madh të ekspozuar në pasarelë.
22 vjeçarja e regjistruar në Kansas State University, pasi mori kurorën e shtetit të Kansas, kaloi në seleksionimin e Atlantic City të Miss America, ku sfiloi me bikini duke nxjerrë në pah tatuazhin e saj.
Por Miss-i rebel nuk u ndalua aty, duke dashur të japë prova për aftësinë e saj dhe pasi zbuloi se nuk mund të qëllonte me armë, vendosii të këndojë një këngë, jo një çfarëdo, por një arie mashkullore të një opera të Puçini, “Nessun dorma”. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





