Transmetuar më 14-09-2013, 12:56

Lance Armstrong zhvishet edhe nga privilegji i medaljes olimpike, duke e boshatisur plotësisht raftin e trofeve që vetëm pak muaj më parë, ndoshta kishte nevojë për një shtesë për të futur brenda gjithë arritjet e çiklistit.

Me zbulimin e skandalit të dopingut që i hoqi amerikanit 7 titujt e Tour de France, ai vendosi të dorëzojë edhe medaljen e vendit të tretë të fituar në olimpiadën e vitit 2000. Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i komitetit olimpik amerikan, Patrick Sandusky, i cili thekson se medalja do t’i dorëzohet Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Nga ana tjetër edhe vetë vetë Armstrong në profilin e tij në Tëitter, e konfirmon dorëzimin, duke u dhënë fund polemikave që po zgjasin prej disa muajsh.

Këtë medalje, Armstrong e fitoi gjatë garës së rrugës në Sydney ku u rendit në shkallën më të ulët të podiumit, citon Supersport.

Skandali i përdorimit të dopingut nga ish heroi i dy rrotave arriti kulmin në muajin Janar ku ai e pranoi publikisht në një intervistë për Oprah Ëinfrey se kishte përdorur substanca të ndaluara gjatë gjithë karrierës së tij.

Kjo shkaktoi një valë të gjatë polemikash dhe reagimesh në të gjithë botën, duke rrëzuar nga froni njërin prej ikonave të sportit amerikan gjatë dy dekadave të fundit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit