Transmetuar më 14-09-2013, 12:57

Tiranë, 14 shtator 2013, NOA- Deputeti i Partisë Demokratike, Astri Patozi e cilësoi qeverinë e re të koalicionit të majtë, si një ekzekutiv me dy koka. Ai ju referua faktit se kabineti i koalicioni të majtë do të drejtohet nga kreu i PS-së, Edi Rama, por edhe nga kreu i LSI-së, Ilir Meta.

“Z. kryeministër i kryeministër i zgjedhur, Meta dhe bashkë kryeministër ende i pazgjedhur Rama, sot është dita e betimit të qeverisë me dy koka. Sot merrni në dorëzim Shqipërinë me letra. Nuk kemi qenë të pagabueshëm, por po u lëmë një vend normal. Një vend shumë më ndryshe sesa e gjetëm në vitin 2005”,- u shpreh Patozi.

Patozi u shpreh se nuk donte të kritikonte qeverinë që në ditët e para të saj, por siç tha ai, PS-ja dhe Rama nuk ta jep këtë mundësi. Ai u shpreh se Rama, në fjalimin e tij të parë në Kuvend duhet të kërkonte falje për bllokimin që i bëri vendit në opozitë, vetëm për interesa të pushtetit. Ai tha se PS nuk vuri në kabinetin qeveritar asnjë nga anëtarët e grevës së urisë. “Ne do të jemi në këtë sallë gjithmonë, nuk mendojmë si ju që Shqipëria është vend i mirë, vetëm kur jemi në pushtet. Asnjë prej vrankontërve që u ngujuan nëpër çadra nuk është sot në qeveri. Ministra janë ata që u rrinin me fener te koka dhe i ruanin”,- u shpreh Astrit Patozi.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit