





Është ndryshe, thuajse pa lidhje me imazhet që kemi parë deri dje. Sepse Ingridi ka ndryshuar shumë. Një pamje e re, model i ri flokësh, trup i tonifkuar.
Dhe të gjitha këto, ndërsa ajo është bërë pjesë familjeje, ka sjellë në jetë një fëmijë, ka kaluar rreth një vit duke u kujdesur për beben.
Sepse siç thotë, tash e tutje, do të merret ca më shumë me veten e saj, e ca më shumë me karrierën e saj.
Por pamjen e re të Ingridit nuk e ka nxjerrë vetë ajo. Ishte Frida, parukierja e Ingridit, e cila publikoi fotot me look-un e ri të showgirl dhe këngëtares, motra e Inis Gjonit.
E sakaq, Ingrid Gjoni ka prezantuar edhe klipin e këngës së saj më të re, duke premtuar se do të vijë plot ndryshim dhe risi në muajt në vazhdim. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





