Transmetuar më 14-09-2013, 11:38

Krujë, 14 shtator 2013, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Derven të Fushë Krujës paraditen e sotme. Burri ka ekzekutuar gruan e tij për motive xhelozie. Viktima është Liljana Menga 45-vjeçe, nëna e 4 fëmijëve.

Mësohet se krimi ka ndodhur në një kasolle pranë shtëpisë së çiftit. Gjon Menga, 52 vjeç, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me një armë gjahu. Sipas hetimeve të para, shkak i vrasjes dyshohet se është xhelozia e 52-vjeçarit.

Gruaja ka ndërruar jetë menjëherë nga plagët e mara. Ndërsa Gjon Menga është vetëdorëzuar në polici pas vrasjes.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit