

Tiranë, 14 shtator 2013, NOA – Partia Demokratike ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të deputetëve, ku është diskutuar për qëndrimin që do të bahet në seancën e sotme të Parlamenti. Kryetari i Partisë Demokratike, Basha u shpreh se programi që ka sjellë mazhoranca e re për miratim nuk ka premtimet e bëra gjatë fushatës.
“Manifesti i qeverisë si parullë, nuk ngjan me një program qeverisës. Kanë humbur afate e shifrat për premtimet që u dhanë në fushatë. Nga manifesti del se shërbimi shëndetësor falas është gënjeshtër, premtimi për dyfishim pagash për punonjësit e rendit, po ashtu është gënjeshtër”,- tha Basha.
Kreu i PD-së shtoi se “luga e madhe e premtimeve të fushatës është zhdukur” dhe se PS nuk mund të realizojë premtimet e saj për zhvillimin e vendit. Ai tha se PS dhe kreu i saj Edi Rama do të përballen me pasojat e mashtrimit që u kanë bërë qytetarëve.
“Në program asgjë për 300 mijë vendet e punës, të premtuara. I kemi paralajmëruar gënjeshtrat elektorale të koalicionit të majtë",- u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





