Transmetuar më 14-09-2013, 02:45

Arkitektët e kompanisë “GDS” filluan punimet në kullën që po bën bujë botërore në periferi të kryeqytetit të Koresë së Jugut, në afërsi të aeroportit të qytetit, në vitin 2004, por vetëm tani kanë marrë lejen për të nisur ndërtimin.

Në ndërtesën “Infinity”, 450 metra e lartë, do të përdoren dritat “Led”  dhe kamerat për të krijuar pamjen e jashtme reflektuese, që ta bëjnë të padukshme, thonë arkitektët.

Kulla është dizenjuar për argëtim dhe do të jetë njëra nga ndërtesat më të larta në botë.

Në të janë projektuar parku ujor, restorante, dyqane, etj.

Rrokaqielli është vendosur të bëhet i gjashti në serinë e kullave të larta në botë.

GDS, firmë arkitektonike, ka deklaruar se ekranet mund të ndriçojnë me intensitet të ndryshëm nga një rregullator. Kjo e avullon gradualisht kullën në horizont.

"Në vend se të arrijmë famën me lartësi, ne duam të ndërtojmë kullën e parë të padukshme. Ajo duhet të bëjë realitet teknologjinë inovative koreane", thotë drejtori i projektimit GDS, Charles We.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit