Transmetuar më 14-09-2013, 01:27

Plazhi i kësaj vere, ka nxirë trupin e shumë femrave VIP e mes tyre edhe të këngëtares Ingrid Gjoni, e cila shfaqet në këto foto, plot sharm, me pamje dhe poicione tunduese, që kanë bërë fansat të rendin për ta komplimentuar me të madhe.

Ingrid Gjoni i ka lënë të gjithë pa fjalë dhe nga ana tjetër, paralajmëroi kthimin e saj me një tjetër baladë dashurie. Për fansat e saj, Ingridi vjen me një këngë që i kushtohet një dashurie të humbur, por jo asaj, pasi tashmë vajza e shumë kopertinave është nëna e një djali të bukur dhe jeta e saj private po shkon më së miri.

Kënga e re është realizuar në studion e kantautorit Stine, ndërsa produksionin e videos këngëtarja ia ka besuar “Max 15 Production”, të cilët kanë xhiruar për disa ditë në jug të vendit, nga ku duket dhe një foto e saj gjate xhirimeve që gjeni në galerinë e ofruar nga noa.al.

Në orët në vazhdim, do të publikojmë dhe pamjet e fundit me një look krejt të ri të Ingridit, e cila premton rikthim të fuqishëm muzikor këtë vjeshtë që ka nisur.. /a.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit