

Shoqëronte një përdhunues serial të burgosur, për ta çuar në një program rikuperimi. Pikërisht ai, u bë autori i vrasjes së Adeline Morel, psikoterapiste zvicerane 34 vjeçare, nënë e një vajze 8 muajshe.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjenevë, ku gruaja kishte marrë në makinë të burgosurin, Fabrice Anthamatten, për ta çuar në një qendër për leksione terapie, por që asnjëherë nuk mbërriti në destinacion.
Fabrice po vuante 10 vite burg, në burgun e Champ Dollon për dhunë seksuale mbi femrat ndërsa mjekja, sipas urdhrit të autoriteteve duhet ta ndihmonte për rikuperim.
Trupi i gruas u gjet nga policia i ekzekutuar në rrethinat e Bellevue, ndërsa nga i dënuari nuk u gjet asnjë gjurmë. Kërkimet u shtrinë dhe në Gjermani, ku policia ka rrethuar një shtëpi, ku dyshohet të jetë strehuar i arratisuri.
I burgosuri ishte dënuar në vitin 2001 me pesë vite burg për përdhunimin e një gruaje në Gjenevë, por ndërsa ndodhej në liri me kusht, por në të njëjtin vit përdhunoi një grua tjetër duke u dënuar me 15 vite burg. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





