Transmetuar më 13-09-2013, 17:54

Do të jetë tenori shqiptar Saimir Pirgu ai që do të marrë në Correggio të Italisë, në 21 shtator çmimin “Pavarotti d’Oro”, ose thënë ndryshe Pavarotti i artë, i cili ka mbërritur tashmë në edicionin e tij të shtatë.

Lajmi në fjalë u bë i ditur sot nga kryebashkuaku Marzio Iotti së bashku me Aimone Spaggiari, president i Pro Loco correggese, dhe nga Franco Casarini, mik i madh i tenorit të ndjerë Luciano Pavarotti.

Pirgu do e marrë çmimin gjatë një mbrëmje gala që do të shohë të ngjiten në skenën e Asioli traditën e madhe italiane, të përfaqësuar nga sopranoja Rosa Feola, nga baritoni Alessandro Busi dhe Giulio Mastrototaro.

Mësohet se çmimi Pavarotti i Artë, synon të promovojë në Correggio traditën lirike, ndaj për këtë arsye gjatë viteve të fundit, teatri i Asioli ka parë zëra nga më të mëdhenjtë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit