
Të dhënat po ngarkohen...

Blobfish ka fituar kurorën e kafshës më të shëmtuar në botë. Me 795 vota pro nga 3 mijë në total, ky peshk i pazakontë si masë xhelatine, është shpallur zyrtarisht nga Ugly Animal Preservation Society, një shoqatë angleze që merret me klasifikimin e kafshëve më të shëmtuara, si më i shëmtuari në botë.
Blobfish arriti të kryesojë, duke lënë pas garues të tjerë të cilësuar si kafshë të shëmtuara, mes tyre majmunë me hundë të rrallë, breshkë, merimangë etj. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
