Transmetuar më 13-09-2013, 15:53

Edhe pse qysh prej vitit 1990 vdekshmëria foshnjore në botë thuajse është përgjysmuar, çdo ditë vazhdojnë të vdesin 18 mijë fëmijë më të vegjël se 5 vjeç.

Janë këto të dhënat e një raporti të Kombeve të Bashkuara, i realizuar nga Unicef, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore.

Sipas të dhënave të publikuara, nga viti 1999 dhe 2012, numri i vdekshmërisë foshnjore ka kaluar nga 12.6 milionë në 6.6 milionë në vit, me një rënie prej 47.8%.

Sipas dokumentit kjo tendencë reflekton progres të rëndësishëm, duke lajmëruar një reduktim me 2/3 e vdekshmërisë foshnjore brenda vitit 2015, si njërin nga tetë objektivat e zhvillimit të mileniumit të fiksuar nga komuniteti ndërkombëtar në vitin 2000.

Gjithsesi mendohet se ky trend nuk do të arrihet në kohë, mbi të gjitha për shkak të vdekshmërisë foshnjore në Afrikë, Sahara dhe Oqeani.

Siç raporton Noa.al, nga ky raport vihet re se gjatë vitit 2012 kanë vdekur 6.6 milionë fëmijë më të vegjël se 5 vjeç, kryesisht prej sëmundjeve që mund të parandaloheshin dhe kuroheshin.

Poliomieliti është shkaku kryesor i vdekshmërisë foshnjore në 17% të rasteve, i ndjekur nga komplikacionet prej lindjeve të parakohshme në masën 15% si dhe nga komplikimet gjatë lindjes në masën 10%, nga diarreja në masën 9%. Në total 45% e fëmijëve të vdekur para moshës 5 vjeçare, i atribuohen kequshqyerjes.

Gjysma e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në pesë vende, si Indi, Republika Demokratike e Kongos, Nigeri, Pakistan dhe Kinë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit