Transmetuar më 13-09-2013, 15:22

Xhiro D’Italia publikoi kalendarin e saj për vitin 2014. Një prej tre garave më të mëdha çiklistike në botë rezervoi disa risi për sezonin e ri, siç është rikthimi i etapës mbi malin Zoncolan apo dhe kalimi në sheshin kryesor të Triestes pas plot 41 vjetësh.

Sipas asaj që bëjnë të ditur organizatorët, edicioni i 97-të do të marrë start më datë 10 Maj të vitit 2014, në Belfast të Irlandës së Veriut, ku do të zhvillohen plot tre etapa përpara transferimit nga Dublini në jug të Italisë, citon Supersport.

Ndërkohë që kalimi mbi malin Zonconaln do të bëhet në etapën e 20-të në itenerarin nga Managio në Zoncolan, e gjatë 167 kilometra.

Ndërkohë etapa e fundit e Xhiros, ajo e 21-ta do të zhvillohet më datë 1 Qershor nga Genoa në Trieste e gjatë 169 kilometra dhe mbyllja do të bëhet pikërisht në bulevardin e qytetit bregdetar.

Kjo nuk është hera e parë që Trieste mbyll Xhiron pasi diçka e tillë ka ndodhur dhe në vitin 1966 dhe 1973.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit