Transmetuar më 13-09-2013, 14:30

Nuk mund të mungonte në tapetin e kuq për daljen e parë zyrtare, pas lindjes së djalit të saj George.

Dukesha e Cambridge Kate Middleton së bashku me të shoqin mori pjesë në një darkë gala në Royal Society në Londër, në një mbrëmje bamirësie për mbrojtjen e kafshëve në rrezik në Afrikë.

31 vjeçarja u pa tejet sharmante gjatë darkës së “The Royal Society”, e veshur me një fustan elegant gjithë shkëlqim, deri në fund të këmbëve.

Në krah të të shoqit William, ata dukeshin tejet të kombinuar, me një elegancë të pashoqe, ndërsa Kate me një tualet thuajse natyral.

Ndërkohë ajo që binte në sy ishte fakti se Kate, nuk tregonte asnjë kilogramë të tepërt dhe asnjë gjurmë barku, qysh nga lindja e të voglit të saj George. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit