

Prishtinë, 13 Shtator, NOA.al (Update) – Konceptin e bashkëqeverisjes strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri i ri shqiptar, Edi Rama, e vuri në dukje edhe gjatë fjalimit të mbajtur sot në Kuvendin kosovar, në kuadrin e vizitës zyrtare që po zhvillon në këtë vend.
Duke shtuar se ky bashkëpunim do të jetë në shumëplane dhe frytdhënës.
“Varet prej nesh se çfarë do të përfitojnë shqiptarët”, shtoi më tej ai, duke pohuar edhe konceptin e bashkëpunimit rajonal në tërësinë e tij.
Sikundër, nuk ka lënë pa përmendur edhe meritën e ish-kryeministrit Berisha për lobimin në kuadrin e projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik, duke theksuar se qeverisja e re do të mundësojë edhe përfshirjen e Kosovës brenda tij.
“Do t’i japim fund patate-fobisë në doganat tona, me politika reale lehtësimi. Janë plot rastet kur mallrat e kësaj ane, nuk kanë kaluar dot nga ana tjetër, prandaj jemi të gatshëm të realizojmë edhe bashkimin doganor. Le të ngrejmë një grup pune të përbashkët për këtë çështje”, theksoi gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





