Transmetuar më 12-09-2013, 22:04

Deri tani rrugëtimi i Borusias së Dortmundit në Bundesligë ka qënë super, me katër fitore në katër ndeshje, por këtë javë verdhezinjtë i pret një një sfidë e vështirë në shtëpi me Hamburgun, skuadrën që një sezon më parë i shkaktoi dy humbje nënkampionëve të Gjermanisë.

Për trajnerin Jurgen Klop është momenti që ekipi i tij të hakmerret ndaj rivalëve veriorë:

“Vitin e fundit kemi luajtur shumë keq ndaj tyre dhe meritonim të humbisnim.

Në të dyja rastet ishte një ndeshje e çuditshme, pasi ne krijuam më shumë se 30 raste ndërsa ata vetëm katër por në fund humbëm, citon Supersport.

Këtë vit dëshirojmë që të hakmerremi. Kjo është një periudhë e ngjeshur për ne, sepse kemi shtatë ndeshje në tre javë për të luajtur, ndaj duhet të jemi të përgatitur.

Duhet të mendojmë që ne do t’i fitojmë të gjitha, jo sepse jemi më të mirë se kundërshtarët tanë por sepse ato janë më të rëndësishme”.

Një sezon më parë Dortmundi, humbi jo pak pikë në shtëpi përpara ndeshjeve në Champions dhe sfida me Hamburghun vjen pikërisht përpara startit të këtij kompeticioni, por për Klop gjërat kanë ndryshuar:

“Eshtë e vërtetë që ne lamë disa pikë vjet, por tani jemi në një sezon të ri dhe gjërat kanë ndryshuar. Kemi më shumë eksperiencë.

Pastaj ne i marrim ndeshjet një e nga një, dhe të shtunën nuk luajmë në Champions, por në një kompeticion që quhet Bundesliga”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit