Transmetuar më 12-09-2013, 20:30

Një person ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në Gjirokastër pasi u përfshi në një aksident rrugor pranë Lagjes së Punëtorëve.

Viktima është Shkëlqim Kotoni, rreth 50 vjeç, kurse autor i dyshuar i aksidentit, 25 vjeçari Ledion Kroi.

Policia thotë se Kroi, ka humbur kontrollin e automjetit me targa të Kosovës, me të cilin lëvizte te kryqëzimi i Lagjes së Punëtorëve me vendin e quajtur Ura e Lumit dhe përplasi për vdekje Kotonin.

Djali i ri e ka dërguar me makinë në spitalin e Gjirokastrës të plagopsurin por ai nuk arriti të mbijetojë. /a.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit