Transmetuar më 12-09-2013, 19:53

Emri i saj është Melinda Thomas, një grua angleze e cila e përdori Facebook për të gjetur njeriun i cili e përdhunoi kur ishte vetëm 13 vjeç.

Kanë kaluar thuajse 30 vjet nga ajo ngjarje e rëndë, por Melissa nuk është dorëzuar për asnjë moment, duke dashur të vërë drejtësinë në vend.

Në profilin e saj shkroi me gërma të mëdha, “Mesazh për të gjitha ato gra që në vitet ‘80-të janë përdhunuar nga një njeri i zi në zonën e Swindon. Po kërkoj ndihmë për një përdhunim, viktimë e të cilit isha unë”.

Dy gra të panjohura u përgjigjën menjëherë dhe pas disa mesazhesh mes tyre, zbuluan se ishin sulmuar nga i njëjti njeri.

Dëshmitë e tyre të mbledhura bashkë, bënë që policia të identifikiojë dhe arrestojë përdhunuesin e tyre, 53 vjeçarin Orville Vaughan. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit