Transmetuar më 12-09-2013, 18:43

U zbulua varri i Shangguan Waner (664-710), një nga katër femrat më të rëndësishme të Kinës antike.

Ishte sekretarja e famshme e perandoreshës Wu Zetian dhe sipas historianëve kishte një rol tamam si kryeministre.

Zbulimi u bë nga një grup arkeologësh pranë aeroportit të Xianyang, në kryeqytetin e

Xian, në provincën e Shaanxi.

Ka zëra që thonë se Shangguan, ka qenë edhe gruaja e dytë e paraardhësit të su Zetian në perandori, ndërsa ka pasur lidhje me një djalë, një nip dhe të dashurin e perandoreshës.

Shangguan vdiq në vitin 710, ndoshta e dënuar me dënimin kapital, pasi mori pjesë në një bashkëpunim për grusht shteti.

Së bashku me varrin u gjetën edhe objekte tipike për varret kineze. Sakaq nga ana e arkeologëve vijojnë ende gërmimet për zbulime të tjera. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit