

Një histori tmerri që as shkrimtarët më me fantazi nuk do mund ta krijonin, është ajo e Geoffrey Portway, anglez nga lindja, por amerikan prej birësimit, pedofili kanibal i arrestuar nga policia.
Burri i moshës 40 vjeçare me banim në Massachussets, u ndalua nga policia ndërsa projektonte të rrëmbente, torturonte dhe përdhunonte viktimat e tij të vogla, më dhomën e horrorit në shtëpinë e tij, për ti ngrënë më pas ose për ti djegur.
Në dhomën e krijuar enkas prej tij, u gjet një kafaz i hekurt, pranga, acid, libër për kanibalizmin, filma pedo-pornografik, por edhe një seri thikash.
Kanibali pedofil u arrestua falë rrjeteve sociale, pasi përdorte Skype dhe një chat për pedofilat, për të treguar krimet e tij.
Sakaq në kompjuterin e tij u gjetën një numër i madh fotografish të fëmijëve të zhveshur dhe të vdekur. Ndërsa pas pak ditësh nis procesi gjyqësor në ngarkim të tij, Portway rrezikon 30 vjet burg. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





