Transmetuar më 12-09-2013, 17:53

Aktori gjerman, Otto Sander, i cili luajti në rolin e ëngjëllit Cassiel, në filmin "Wings of Desire" të regjisorit Wim Wenders, vdiq në moshën e 72-vjeçare, bënë të ditur sot burime zyrtare vendase.

Aktori, i cili lindi në Hanovër, në veri të vendit, në vitin 1941, ishte gjithashtu i famshëm në Gjermani për karrierën e tij teatrale, kryesisht në trupën "Schaubuhne" të Berlinit, gjatë viteve ’70.

Në kinema, Otto Sander luajti gjithashtu në filmin "Das Boot" i vitit 1981, i regjisorit Wolfgang Petersen, në "Markeza O…" i vitit 1976, i realizuar në gjermanisht nga Eric Rohmer si dhe në filmin "Tamburi" i regjisorit Volker Schlondorff, në vitin 1979.

Ai ishte i martuar me aktoren Monika Hansen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit