Transmetuar më 12-09-2013, 16:41

Tiranë, 12 shtator 2013, NOA.al- Kryeministri i ri i vendit Edi Rama ashtu siç dhe kishte lajmëruar pak ditë më parë, gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, e para pas marrjes së mandatit të kreut të qeverisë.

Gjatë kësaj vizite, pritet që Rama të mbajë një fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar zyrës së kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, thuhet se kreu i qeverisë shqiptare do të pritet në një ceremoni shtetërore në sheshin Skënderbej pranë godinës së Qeverisë.

Në vijim në orën 09:30, do të zhvillohet një takim i përbashkët në mes të dy kryeministrave shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

Nga ora 10:00- 10:45, do të zhvillohet, gjithashtu në ndërtesën e Qeverisë, një takim bilateral i delegacioneve të dy qeverive.

Nga ora 10:45- 11:05, është organizuar një konferencë e përbashkët për media e Kryeministrit Thaçi dhe Kryeministrit Rama në ndërtesën e Qeverisë.

Në vijim të qëndrimit Kryeminsitri Rama, do të zhvillojë edhe një takim me Presidenten Atifete Jahjaga nga ora 11:10 në Kabinetin e Presidentes. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit