Transmetuar më 12-09-2013, 15:38

Shkup, 12 shtator 2013, NOA.al- Njësitet speciale policore maqedonase kanë rrethuar sot një nga parqet qendrore në Shkup, duke larguar dhjetëra protestues të opozitës.

Aktivistë të opozitës maqedonase për disa ditë kishin vendosur tenda në shenjë parandalimi kundër prerjes së drunjve në parkun afër hotelit “Bristol” në Shkup, ku Qeveria ka planifikuar ndërtimin e një qendre tregtare dhe banimi.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe një këshilltar opozitar i komunës Qendër dhe drejtori i ndërmarrjes komunale për parkingje të kësaj komune, e cila udhëhiqet nga kryetari i radhëve të opozitës, Andrej Zhernovski.  Pas bisedave informative protestuesit janë lënë të lirë, ndërsa policia ka theksuar se do të vazhdojë mbrojtjen e parkut, ku pritet të nisin punimet.

Kryetari i komunës, Andrej Zhernovski kritikoi ndërhyrjen policore, duke theksuar se bëhet fjalë për regjim totalitar dhe shtet policor./n.p/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit