Transmetuar më 12-09-2013, 15:18

Prishtinë, 12 Shtator 2013, NOA.al- Drejtori i organizatës KIPRED, ish- këshilltari i Presidentes aktuale, Ilir Deda ka folur për privatizimin e KEK-ut duke dhënë informata që sipas tij, ia kanë besuar zëvendës kryeministri Behxhet Pacolli dhe zv/kryeministrja Mimoza Kusari- Lila.

Sipas tij, dy zyrtarët e lartë, i kanë thënë atij që paratë e privatizimit të KEK-ut i kanë marrë qeveritarët.

“Paratë i kanë marrë njerëzit në pushtet. Për këtë kam edhe konfirmimin nga njerëz brenda Qeverisë, siç janë Mimoza Kusari-Lila dhe Behxhet Pacolli”, ka thënë Deda i cili ka qenë kritik ndaj qeverisë dhe autoriteteve të tjera.

Pas kësaj deklarate ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila ka mohuar këtë pohim.

Ajo ka thënë se në atë kohë ka qenë vetë e përfshirë në proces të privatizimit të KEK-ut, andaj deklarata nuk janë të vërteta.

“Deklarata e Ilirit nuk është absolutisht e vërtetë. Po edhe sikur të ishte, unë dhe zëvendëskryeministri Pacolli do të flisnim me organet e drejtësisë e jo me Ilirin në drekë. Për informatën publike, unë kam qenë pjesë e Komitetit qeveritar për privatizim dhe çfarëdo njollosje e procesit më njollos edhe mua. Kjo është përgjigja ime në kryetitullin e mëposhtëm”, ka shkruar Kusari në rrjetin social Twitter./t.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit