Transmetuar më 12-09-2013, 14:33

Ajo ka folur së fundmi se është e vendosur të mos i nënshtrohet asnjë ndërhyrje kirurgjikale, pavarësisht kalimit të viteve dhe afrimit të moshës së tretë.

Aktorja Sharon Stone u fotografua në Los Angelos e veshur në mënyrë sportive dhe pa makijazh duke treguar një pamje që shumëkush do e kishte zili.

55 vjeçarja është parë më se sportive teksa ecte me një miken e saj, ku binte në sy trupi i admirueshëm dhe një fytyrë pa rrudha, duke konfirmuar bindjen e saj se nuk ka aspak nevojë për kirurgji plastike.

E buzëqeshur gjatë gjithë kohës dhe e veshur si adoleshente, Sharon sfidonte më së miri moshën.

Ndërkohë në një intervistë të saj të fundit ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka gënjyer për moshën e saj, duke shtuar se mosha është një proces që evoluon bashkë me njeriun.

Gjithsesi 55 vjeçarja ka treguar se kryen një sërë stërvitjesh dhe aktiviteti fizik, ndërsa shton se kënaqet me këtë aktivitet. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit