

Një grua u ndalua në aeroportin e Bogota, ndërsa tentonte të kalonte kufirin me 2 kilogramë kokainë të fshehur brenda një barku të rremë plastik.
Nga një kontroll i parë barku i gruas, e identifikuar si Tabitha Leah Ritchie, 28 vjeç, asistente sociale në Toronto të Kanadasë, u duk i ftohtë dhe shumë i ngurtë.
Në vijim policet u ndalën për të kontrolluar më mirë pasagjeren, e cila nisej për në Toronto, ku vunë re se barku i madh nuk vinte prej shtatzënisë, por prej një materiali plastik të lidhur fort pas shpine.
Brenda barkut të rremë, u gjetën disa pako me drogë, ku në total rezultoi me një peshë prej 2 kg kokainë. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





