Transmetuar më 12-09-2013, 12:33

Tiranë, 12 shtator 2013, NOA – Një 38-vjeçar i dyshuar për vjedhjen e disa makinave në Tiranë është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Ervin Fiqiret Osmani, 38 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tirane, i dënuar më parë për vjedhje, akuzohet se ka vjedhur disa makina gjatë muajit korrik dhe gusht.

Operacioni i policisë është koduar me emrin “Çakalli i natës”, pasi vjedhja e automjeteve bëhej gjithmonë natën nga Osmani. Pas hetimeve disa ditore nga komisariati nr. 1 në Tiranë, mbrëmjen e djeshme, agjentët e policisë kanë arritur të vënë në pranga 38-vjeçarin.

Ndaj tij ka nisur procedimi penal nga Prokuroria për veprën penale të vjedhjes.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit