Transmetuar më 12-09-2013, 12:21

Tiranë, 12 shtator 2013, NOA- Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë një pirat kompjuterësh që dyshohet se është pjesë e një grupi që kryente sulme kibernetike. J.M., 18-vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranës është arrestuar në kuadër të operacionit “AHG”. Arrestimi i tij u bë pas disa muaj hetimesh nga shërbimet e Seksionit Kundër Krimeve Kompjuterike në Policinë e Tiranës.

Prej datës 24 gusht, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë” për 18-vjeçarin.

Masati është anëtar aktiv i grupit “Albania Hacker Group” dhe njihet me emrin e koduar “Zero Wizard”. Ai akuzohet për “Hyrje të paautorizuar kompjuterike” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”.

Anëtaret e grupit “Albania Hacker Group” janë të njohur për sulmet e tyre ndaj faqeve on-line në vend dhe në rajon. Sipas policisë, dyshohet se ky grup ka kryer sulmin kibernetik  kundër serverave dhe faqeve të internetit të disa mediave shqiptare. Gjithashtu, ata dyshohen se kanë kryer sulmin kibernetik të një numri të konsiderueshëm faqesh të ministrive, shkollave, portaleve dhe faqe të tjera në Serbi dhe Greqi.

Veç sulmeve kibernetike, ata akuzohen dhe për marrjen e kartave të kreditit, duke hyrë në të dhënat e subjekteve tregtare që kryejnë shërbimin e blerjes nëpërmjet internetit. a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit