Transmetuar më 11-09-2013, 20:27

Martesa që bëri të ëndërrojë një Amerikë të tërë, kështu kujtohet edhe pas 60 vjetësh martesa mes John Fitzgerald Kennedy dhe Jacqueline Bouvier, nga e cila sjellim disa fotografi bashkëngjitur.

Në atë kohë ai ishte senator i Massachussetts por në vitin 1960 u bë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më i famshmi i të gjitha kohërave.

Ajo ishte gazetare e Washington Times-Herald dhe ishte 10 vjet më e re se i shoqi. Një vajzë e re, romantike dhe shumë ambicioze, Jakie i dhuroi të shoqit ditën e martesës një ditar të vogël i krijuar me vargje poetike dhe vizatime.

Pavarësisht dy fëmijëve të lindur nga kjo martesë, Caroline dhe John Jr, në vitin 1957 dhe 1960, çifti nuk ishte shumë i lumtur, për shkak të vdekjes së dy fëmijëve, Helen në vitin 1959 e cila lindi e vdekur dhe Patrick në vitin 1963 i cili vdiq dy ditë pas lindjes, por edhe prej tradhtive të tij, veçanërisht me Marilyn Monroe.

John u vra në Dallas në 22 nëntor të vitit 1963 ndërsa po kalonte në qytet bashkë me të shoqen në makinë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit