



Tiranë, 11 shtator 2013, NOA.al- Opozita demokrate ka braktisur punimet e seancës parlamentare gjatë kohës që Kryeministri Edi Rama mbante fjalën e tij, ku nuk kurseu akuzat ndaj mazhorancës së deridjeshme.
I pari i ngritur në këmbë dhe i larguar ishte ish-Kryeministri Sali Berisha dhe menjëherë pas tij gjithë grupi demokrat, duke e lënë sallën gjysmë të zbrazët.
Në një fjalë të mbajtur për mediat në ambientet e jashtme të Kuvendit zoti Berisha tha se nuk mund të duroheshin sharjet dhe fyerjet ndaj opozitës aktuale, duke shtuar se kryesocialisti mendon se do i kapërcejë në këtë mënyrë premtimet me të cilat mashtroi dhe u mori votën shqiptarëve.
Ai tha se në sallën e seancave nuk kishte hapësirë për të ndjekur ligjëratën paranojake, të një piktori dështak që sot flet në emër të qeverisë
“Diskutimi për programin bëhet në një kohë që deputetët nuk e kanë marrë materialin, pa e parë qoftë edhe një ditë të vetme. E dëgjoni krahasimin që bëri me vitin ‘92 është hakmarrës për etërit, këtë mandat e ka për hakmarrje. Por unë e garantoj se do i ketë ditët e shkurtra, se demokratët nuk mposhten, janë të pathyeshëm”, deklaroi Berisha. /a.y/noa.al/
Rama: Shqipërisë i ka ngelur në kurriz, vala e shkatërrimit epokal
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





