Transmetuar më 11-09-2013, 15:01

Prishtinë, 11 shtator 2013, NOA.al-  Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se lidhur me situatën e krijuar me Maqedoninë ka biseduar me kryeministrin Nikola Gruevski nëpërmjet telefonit.

Sipas Thaçit, kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kufijtë e bllokuar..

“Jemi dakorduar që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt. Kjo situatë nuk është e shëndetshme për asnjërën palë”, ka thënë Thaçi, citon Noa.al.

Sipas tij, puna e embargove do të mbyllet sot ose nesër prandaj ka angazhuar që të merret me këtë punë, zv.kryeministrin Hajredin Kuçi, dhe zv. kryeministren dhe ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

Ministrja e Tregtisë Mimoza  Kusari- Lila në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ka përsëritur të njëjtat informata. /t.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit