
Të dhënat po ngarkohen...

Fanny Neguesha duket se i sjell fat të dashurit të saj, futbollistit Mario Balotelli. Pas zërave për një krizë mes tyre, pasi prej kohësh nuk ishin parë bashkë, ata duken se janë më se të lidhur dhe të dashuruar.
Por gjatë ndeshjes së kombëtares italiane kundër Republikës Çeke, SuperMario shënoi gol duke e kualifikuar ekipin para kohe për në kampionatin botëror.
I entuziazmuar nga rezultati, që nga fusha ai i ka dhuruar një puthje të dashurës, Fanny e cila ndodhej në tribunë dhe duartrokiste në mbështetje të tij duke buzëqeshur. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
